Pse ngrënia e mëngjesit në një orë të caktuar ju ndihmon të dobësoheni

Njerëzit në këtë shtet po protestojnë kundër qeverisë me piktura dhe simbole të fuqishme
Për më shumë se katër muaj, protestuesit dhe policia në Bjellorusi janë konfliktuar për shkak të zgjedhjeve të diskutueshme. Qytetarët kanë protestuar që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit të cilat i dhanë fitoren Alexander Lukashenko-s, i cili fitoi 80% të votave. Opozita thotë se zgjedhjet janë manipuluar në favor të tij.NJË POSTER I PRESIDENTIT TË BJELLORUSISË ALEKSANDËR LUKASHENKO KU I DEL GJAK NGA GOJA.
FOTO: STEFAN WEICHERT
Por larg skenës kryesore, një tjetër formë proteste po lulëzon – ajo e artistëve të rrugës. Ata dalin natën dhe pikturojnë mesazhe anti-qeveritare. Në mëngjes, autoritetet i fshijnë. Natën pasardhëse, artistët bëjnë sërish të njëjtën gjë. Një prej tyre, Aleh Larychau, 34 vjeç, tregoi për Euronews pikëpamjet e tij.NJË MUR AFËR PARLAMENTIT TË BJELLORUSISË I CILI ËSHTË PIKTURUAR NË MËNYRË TË PËRSËRITUR.
FOTO: STEFAN WEICHERT
“Ajo që po ndodh në Bjellorusi tani është një ndryshim i kohës dhe në këtë proces, përbërësi vizual është thelbësor,” tha ai. “Njerëzit modernë e kanë më të lehtë të perceptojnë imazhet vizuale sesa tekstin. Kjo është arsyeja pse punimet e projektuesve, ilustruesve dhe artistëve të rrugës janë shumë të rëndësishme sot.”ALEH LARYCHAU
Larychau tha se ka frikë se mund të jetë çështje kohe para se ai të arrestohet. Shumë artistë janë detyruar të largohen nga Bjellorusia për shkak të kërcënimit të ndalimit. Por Larychau thotë se nuk ka ndërmend të largohet. “Unë jam një ideolog. Ëndrra më e rëndësishme është që njerëzit të marrin pjesë në jetën e vendit dhe të formojnë në mënyrë të pavarur të ardhmen e tyre. Kjo nuk po ndodh tani, ku dikush vendos për ne,” tha ai. “Nëse ata më ndalojnë, do të ulem dhe do të lexoj libra.”NJË POSTER I NJË GRUAJE ME FLAMURIN E BARDHË DHE TË KUQ, DIKUR TË NDALUAR NË BJELLORUS, I CILI ËSHTË BËRË SIMBOL I OPOZITËS.
FOTO: STEFAN WEICHERT
Artisti shtoi se ai është në kontakt me mbështetësit e Lukashenkos në mënyrë që ai të kuptojë pikëpamjet e tyre. Sipas mendimit të tij, mbështetësit e Lukashenkos nuk i ndajnë shumë gjëra nga opozita. Të dy grupet “duan të jetojnë në Bjellorusi” dhe ndajnë ëndrrën për të parë zhvillimin e vendit. Siç e sheh ai, është shteti që po përpiqet t’i ndajë.TELI ME GJEMBA MES LULEVE
FOTO: ALEH LARYCHAUKJO IMAZH TREGON FORCAT E SIGURISË QË SHTYPIN ME DHUNË PROTESTUESIT ANTI-LUKASHENKO. USHTARI THOTË: “KY ËSHTË NJË URDHËR, NËNË”. AJO PËRGJIGJET: “PSE, BIR?”
FOTO: STEFAN WEICHERTNËNA NË SFOND KA NJË FUSTAN JESHIL DHE TË KUQ, QË SIMBOLIZON FLAMURIN DHE REGJIMIN AKTUAL BJELLORUS. FËMIJA PO KËRKON DRITËN.
FOTO: STEFAN WEICHERTKËTO LULE NË NJË MURALE TË VITIT 2016 KISHIN PËR QËLLIM TË TREGONIN MIQËSINË MOSKË-MINSK. POR TELAT ME GJEMBA U SHTUAN MË VONË PËR TË SIMBOLIZUAR MUNGESËN E LIRISË NË BJELLORUSI.
FOTO: ALEH LARYCHAU
Burimi: Euronews, Guardian