U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 4 të plagosur
4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Berlin. Një zëdhënëse e policisë tha se katër personat u dërguan në spital pas një sherri me njëri-tjetrin, ku u përdorën edhe armët.
Ngjarja ndodhi në zonën e Kreuzberg, pranë selisë së Partisë Social Demokrate (SPD), ndërsa policia shton se nuk kishte asnjë tregues të një motivi politik. Shërbimi zjarrfikës i Berlinit tha më herët në Twitter se tre persona u plagosën rëndë nga të shtënat.