
EUROPOL-i bën thirrje: Kujdes nga vaksina ‘fake’
Kreu i EUROPOL-it, Catherine de Bolle ka ngritur alarmin kundër vaksinave të mundshme të rreme të koronavirusit. Ajo ka bërë me dije se shtetet anëtarë janë paralajmëruar për rrezikun që u kanoset, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.
Transportimi i një vaksine të miratuar aktualisht për përdorim në BE kryhet nën sigurinë më të lartë, kështu që kriminelët do ta kenë të vështirë, por kjo nuk do të thotë, sqaroi De Bolle, që nuk do e shfrytëzojnë këtë moment, pasi ofertat për shitjen e vaksinave kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale.
“Ofertat tashmë po qarkullojnë në mediat sociale. Paguajeni paratë tuaja dhe ose nuk do të merrni asgjë ose do të merrni një vaksinë të rreme që mund të dëmtojë shëndetin tuaj”, tha De Bolle.
De Bolle vuri në dukje se departamentet e policisë në të gjithë Bashkimin Europian po punojnë së bashku për të mbrojtur transportin e vaksinave.
“Ne tashmë u kemi dërguar një paralajmërim Shteteve Anëtare, duke u bërë thirrje atyre që të jenë shumë vigjilentë. Ekziston një rrezik real që grupet kriminale po përpiqen të shfrytëzojnë nevojën për vaksinë për krimet e tyre “, tha de Bolle.