Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Vetëvritet një pjesëtar i FSK-së
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer vetëvrasje të dielën rreth orës 16:00.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thotë se vetëvrasja është kryer në parkun e Arbërisë me armë zjarri.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në konfirmimin policor.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, i cili thotë se personi është oficeri i FSK-së, kolonel Gyner Murati.
“Rasti tragjik ka ndodhur ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së është janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Shala.