
Vetëvrasje masive? Horror në Angli, gjenden të vdekur në mënyrë misterioze 3 burra
Oficerët e policisë shkuan me urgjencë në Greater Manchester rreth 3.30 të pasdites së të hënës, ku gjetën trupat e pajetë të tre personave.
Mediat britanike bëjnë me dije se tre trupat janë të seksit mashkull dhe të moshës 28, 39 dhe 41 vjeç.
Policia nuk e ka ende të qartë se si kanë vdekur të tre burrat dhe është duke vijuar hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes që ka tronditur qytetin. Autoritetet lokale u njoftuan përmes një telefonate për gjetjen e trupave të pajetë.
Nga verifikimet e para është konstatuar se trupat nuk kanë shenja dhune, gjë e cila bën policinë të dyshojë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje masive ose helmim.