Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Gruaja që u godit nga plumbi çorr në natën e Vitit të Ri, në gjendje të rëndë
Një grua në Viti është në gjendje të rëndë shëndetësorë pasi u godit me plumb në ballkonin e shtëpisë së saj.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndrrimit të motive, kur po festohej me armë e fishekzjarre. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjilanit.
Njoftimi i Policisë:
“Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.