
Mbi 40 të lënduarë si pasojë e shpërthimit në Ferizaj
Si pasojë e një shpërthimi në Qendrën Tregtare “The Village” në Ferizaj, 42 persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmi është konfirmuar nga komandanti i policisë së Ferizajit, Emin Beqiri.
Ai ka thënë se 12 nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim për shkak të lëndimeve më serioze.

“Realisht, numri i të lënduarve ka shkuar në 42, 12 prej tyre janë dërguar në Prishtinë ndërsa pjesa tjetër janë duke u trajtuar në Ferizaj nëpër klinika të ndryshme janë të shpërndarë. Për gjendjen e tyre nuk kemi ende ndonjë informacion të saktë, por informacionet e para thonë se 7-8 prej tyre e kanë të rëndë gjendjen”, tha Beqiri për lajmi.net.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani, tha se pacientët në gjendje më të rëndë tashmë janë duke u trajtuar në QKUK, e të cilët kanë djegie të shkallës së dytë
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit në një lokal, në Ferizaj.
Ai ka thënë për indeksonline se dyshimet fillestare ishin se 26 persona janë lënduar dhe sipas informacioneve që ka, shtatë prej të lënduarve janë nisur me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
“Shtatë nga të lënduarit janë nisur për në QKUK, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Aliu.
