U shpall Miss Universi në 1965-n, 76-vjeçarja zbulon sekretet e saj për t’u dukur si

Kosova mbanë zgjedhjet më 14 shkurt – Shpërndahet Kuvendi
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme për datën 14 shkurt.
Vendimi i saj pason aksgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin Qeveria Hoti shpallet jokushtetuese.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”, thuhet në vendimin e Osmanit.
“Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thekson Osmani.
