Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

VIDEO/ Kaos në Uashington, CNN flet për “grusht shteti”
Një grua raportohet të jetë plagosur me armë zjarri ndërsa situata në Kapitolin e SHBA mbetet kaotike. CNN raporton se një grua është duke marrë kujdes shëndetësor për plagë plumbi në ambientet e Kapitolit.
CNN raporton se një grua është duke marrë kujdes shëndetësor për plagë plumbi në ambientet e Kapitolit.

Adam Kinzinger, një Republikan nga Illinois, shkroi në Twitter duke e quajtur atë një “përpjekje grushti shteti”, raporton CNN.
Ai gjithashtu denoncoi veprimet e protestuesve në një seri postimesh dhe iu përgjigj drejtpërdrejt Presidentit Trump. “Ju nuk jeni duke mbrojtur vendin,” shkroi Kinzinger në Twitter.
Si u zhvillua ngjarja
Forcat e sigurisë në Kongresin e SHBA-së kanë nxjerrë armët, në momentin që mbështetësit e Donald Trump kanë vërshuar brenda godinës për të ndaluar certifikimin e Joe Biden si President.
Kjo gjë shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të publikuara në rrjetet sociale e në të gjithë mediat ndërkombëtare.
Menjëherë, sapo mbështetësit e Trump vërshuan në ndërtesë, të gjithë kongresmenët u lajmëruan dhe u ngritën që të braktisnin sallën.