
FOTO/ Çfarë ndodhi në Kongresin amerikan, pasi u pushtua nga mbështetësit e Trump
Një ditë më parë, anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një seancë të përbashkët të Kongresit, për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
E teksa po bëhej kjo procedurë, mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u mblodhën para ndërtetës dhe u përplasën me policinë.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si mbështetësit e Trump, të cilët kundështonin rezultatin e zgjedhjeve, u grumbulluan në ndërtesën e Capitol, duke thyer barrierën e përkohshme që ishte vendosur përpara ndërtesës, madje disa prej tyre kanë hyrë brenda.
Gjithashtu bëhet e ditur se katë persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe një grua e cila u qëllua me armë zjarri, pasi mbështetësit e Trump u futën në një ndër ndërtesa më ikonike amerikane.

Mediat e huaja shkruajnë se protestuesit e dhunshëm pro Trump që sulmuan Capitolin e SHBA të mërkurën, tashmë janë identifikuar. Këta persona dërguan selinë e qeverisë federale në bllokim, duke ndaluar përkohësisht certifikimin e fitores së Joe Biden.
Por pavarësisht gjithë këtij kaosi, Joe Biden është certifikuar si fitues i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka marrë 306 vota elektorale. Ndërkohë pritet që të inagurohet si presidenti i 46 i SHBA më 20 janar.





