Planeti gjigant që 'nuk duhet të ekzistojë' është shumë masiv për yllin e tij të

Kroacia nuk gjen paqe, tjetër lëkundje e fortë trondit vendin
Kroacia nuk gjen paqe, ndërsa vendi është goditur sërish dje nga një lëkundje e fortë tërmeti, me magnitudë 5, duke ngjallur frikë e panik tek njerëzit.
Epiqendra ishte në afër Petrinja, 445 kilometra në juglindje të Zagrebit. Lëkundja u ndje edhe në Kroaciën qendrore, e po ashtu edhe në kryeqytetin Kroat, Zagreb.

Ndërkohë, në 72 orët e fundit janë regjistruar 54 lëkundje tërmeti.
Disa ndërtesa u dëmtuan, ndërsa nuk ka ende të dhëna për viktima.
Më 29 dhjetor Kroacia u trondit nga një lëkundje e fuqishme me magnitudë 6.2, që i mori jetën 7 personave dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë.