
Studimi: Imuniteti nga COVID, mund të zgjasë disa vite pas infektimit
Të mbijetuarit e Covid-19 mund të kenë imunitet mbrojtës ndaj sëmundjes serioze nga virusi për muaj, apo edhe vite pas infektimit, sugjeron një studim.
Gjetjet, bazuar në analizat e mostrave të gjakut nga 188 pacientë Covid-19, sugjerojnë që pothuajse të gjithë të mbijetuarit e sëmundjes kanë qelizat imune të nevojshme për të luftuar ri-infeksionin.
“Të dhënat tona sugjerojnë që përgjigja imune është atje dhe është e qëndrueshme”, tha profesor Alessandro Sette, nga Instituti La Jolla për Imunologji në SHBA.
Studiuesit matën antitrupat, qelizat B të kujtesës, qelizat ndihmëse T dhe qelizat T vrasëse të katër përbërësit e kujtesës imune në të njëjtën kohë.
Studimi, botuar në revistën Science, ndihmon në sqarimin e disa të dhënave shqetësuese nga institutet e tjera, të cilat treguan një rënie dramatike të antitrupave që luftonin COVID në muajt e mëvonshëm.
“Sigurisht, përgjigja imune zvogëlohet me kalimin e kohës në një masë të caktuar, por kjo është normale”, vuri në dukje Sette.
Studiuesit zbuluan se antitrupat specifikë të virusit vazhdojnë në qarkullimin e gjakut muaj pas infektimit. Ata thanë se trupi gjithashtu ka qeliza imune të quajtura kujtesa B.