Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Elvana Gjata: Nëse s’do isha bërë këngëtare, do isha super…
Koreografi i njohur, Albi Nako ishte së fundmi i ftuar në “Wake up”. Ndër të tjera, koreografi u ndal dhe te këngëtarja e njohur Elvana Gjata, për të cilën tha se do të ishte një super kërcimtare.
Këtë pjesë nga intervista e tij, këngëtarja e ka shpërndarë në ‘’Instagram’’ duke e falenderuar. Baëshkangjitur, Elvana ka shkruar se në fakt po të mos ishte këngëtare, do ishte bërë kuzhiniere e shkëlqyer, duke zbuluar kështu një tjetër talent të saj.
“Faleminderit Albi! Nëse nuk do kisha qenë këngëtare to të kisha qenë një shefe kuzhine e shkëlqyer, po të them. Suksese, mjeshtër!”, ka shkruar ajo.