Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Lëngu i limonit si tonik special për organizmin
Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë. Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë.
Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.
Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin.
Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku.
Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj.
Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.
Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaftë
Një gotë e gjysmë me ujë
Lëkura e grirë e një limoni të plotë
Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët
Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin.
Në një enë me 250 ml ujë zjeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni.
Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet./AgroWeb.org