
Ministrat e Shqipërisë në Dubai te Nysreti – Edi Rama përplaset me komentuesit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur shqetësimit të ndjekësve në lidhje me videon që po qarkullon në rrjet, ku shihen ministrat e qeverisë duke ngrënë darkë në një restorant luksoz në Dubai. https://ccc7eb4995075d5fb1dbd20ceb9fa52d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html
Një prej pyetje drejtuar kreut të qeverisë ishte: O perandor, a e pe videon? Reagimi i Ramës ishte i menjëhershëm, i cili sqaron arsyet e vizitës së tyre në Dubai.
Rama iu përgjigj atij dhe disa të tjerëve, duke theksuar se vizita e tyre është me ftesë nga pala pritëse, me qëllimin që të bëhen investime në Shqipëri.
“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lënë se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen.
Ku të mbytem, jemi në mëshirë të fatit si ata fëmijët jetimë plus çfarë më vjen keq, janë disa servilë këtu për çdo gjë thonë bravo. Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, shkroi një tjetër ndjekës.
Përgjigjet e kryeministrit
-Mos u mbyt ne portalet e atyre qe vetem hedhin helm, po informohu dhe do ta mesosh qe ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftese nga pala pritese dhe s’kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve, keshtu qe kjo qe thua s’ka asnje lidhje, ndersa lokalin e vogel nuk besoj te ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk te ka lene jetim, sepse kush ka lokal te vogel i jane hequr taksat e qeverise dhe i jane bere ZERO!
-Sigurisht qe nuk kam lidhje me genjeshtren, sepse nuk jam as portal, as shqiptar, po kam detyren te them te verteten per gjithcka bejme ne kete detyre! Ka nje shprehje te bukur qe thote kur genjeshtra ka bere xhiron e botes e verteta akoma s’ka veshur pantallonat dhe e di pse, sepse ka shume njerez qe priren t’i besojne genjeshtrat me shume se sa te vertetat! Zgjidh e merr, po mesoje me kete rast qe kur une them fakte, nuk i luan as topi, sepse faktet verifikohen nuk jane si dokrrat! Shendet e me te mira
–Patjeter qe e kam pare dhe ja ku e ke edhe pergjigjen, shume e thjeshte! Dhe me kete rast mesoje se qysh se kam ardhur une ne qeveri ministrat e kane te ndaluar te shkojne me pushime jashte shtetit, perfshire edhe mua natyrisht! Keshtu qe zgiidh e merr, o faktet o perrallat me gjelle pasanikesh!

