Moody’s ul perspektivën për vlerësimin e kredisë së Kinës për shkak të rritjes më të

Grabitje e armatosur e një banke në Prishtinë
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Prishtinë, përkatësisht në Bankën Ekonoimike në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Ulpiana.
I dyshuari nën kërcënimin e armës ka marrë një vlerë të caktuar parash, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë të cilët po e hetojnë rastin.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë