
Shkencëtarët: Një ‘ishull’ prej plastikës do të rrotullohet rreth Tokës
Pjesët e mbeturinave të padëshiruara, të lëna nga njerëzit në orbitën e ulët të Tokës, janë bërë ekuivalente të një ‘ishulli të ri plastik’ në hapësirën e jashtme, ka paralajmëruar një ekspert.
Modelet shkencore vlerësojnë se ka më shumë se 128 milion copëza të mbetjeve hapësinore që janë më të mëdha se 1 mm dhe 34,000 copa më të mëdha se 10 cm.
Ekaterini Kavvada, drejtoresha e përgjithshme e Industrisë së Mbrojtjes dhe Hapësirës në Komisionin Evropian, ka paralajmëruar se këto mbeturina hapësinore nuk janë ‘një kërcënim teorik, por një realitet’, i ngjashëm me kërcënimin që paraqet ‘ishulli’ lundrues i plastikës në oqeanet e Tokës.
Ajo shtoi se nëse nuk reagojmë në një mënyrë të sigurt dhe në kohë, pasojat do të jenë ‘të dëmshme’.
Duke folur në Konferencën e 13-të Evropiane të Hapësirës ajo tha: ‘Mbeturinat hapësinore që rrotullohen janë bërë ishulli i ri i plastikës, nëse do të më duhej ta bëja krahasimin, që përbën një kërcënim të afërt për sigurinë e të gjithë trafikut dhe qëndrueshmërisë së hapësirës. Fragmente mbeturinash hapësinore aq të vogla sa 1 cm kanë potencialin të shkatërrojnë plotësisht satelitët për shkak të shpejtësisë me të cilën po udhëtojnë’
Këto lloje mbetjesh gjithashtu luajnë një rol në parashikimin e motit, gjurmimin e stuhive, ndotjes dhe atronomisë.
Kavvada tha se, që nga janari 2019, ka pasur më shumë se 5,000 satelitë në hapësirë, por vetëm 2,000 janë akoma aktivë.