Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

Shoqja i kërkoi ta rrihnin, katër djemtë e bëjnë për spital 16-vjeçaren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy vajzave të mitura në Greqi. Një 15 vjeçare i ka kërkuar katër djemve të rrihnin 16-vjeçaren.
Policia ka filluar hetimet të cilat kryesisht janë përqëndruar në marrëdhënien që kishin dy vajzat dhe dyshohet se sulmi ndodhi për shkaqe xhelozie.
Mediat greke raportojnë se 15-vjeçarja i tha katër djemve të panjohur që të rrihnin vajzën tjetër, së bashku me dy mikesha që e shoqëronin, të cilat kanë përfunduar me plagë në spital.
Njëra prej vajzave, 17 vjeçare, ishte mikeshë e përbashkët e dy adoleshenteve, por djemtë që i sulmuan nuk i njeh.
Fillimisht kjo ngjarje u raportua si vjedhje pasi djemtë i kishin vjedhur portofolin, celularin dhe karikuesin njërës prej tyre.
Mirëpo , pas hetimeve të bëra nga policia ngjarja u shënua si një dhunë ndaj të miturave.