Reperi i hitit “Gasolina” Daddy Yankee zbulon arsyen se përse hoqi dorë nga muzika!

I ndarë, por ende gjeloz dhe nuk i ndahej ish-të dashurës, arrestohet 21-vjeçari
Arrestohet në Tiranë një 21-vjeçar i cili në mënyrë të vazhdueshme përndiqte ish të dashurën.
Policia njofton se E.Sh, i kishte shkaktuar gjendje frike dhe pasigurie për jetën. Nga ana tjetër në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Një 30- vjeçar ra në pranga pasi vodhi një mjet në rrugën ‘’Rexhep Jella’’, kurse një tjetër pasi vidhte produkte në market.
Një 56-vjeçar në Priskë ka kanosur një person tjetër dhe i ka dëmtuar disa bagëti me mjete prerëse. Kurse 3 të tjerë u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi në rrugën “Rexhep Jella” ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit P. K.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 20 vjeç, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme në një market.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 56 vjeç, pasi në fshatin Priskë, Njësia Administrative Dajt, ka kanosur shtetasin A. M., si dhe i ka dëmtuar disa bagëti me mjete prerëse.