
Aksident i rëndë në Rubik: 4 viktima nga Kosova një fëmijë në gjendje të rëndë
RUBIK- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur.
Viktimë nga kjo ngjarje tragjike mbetën 4 anëtarët e një familjeje nga Kosova. Ata janë B.Avdijaj, 51 vjeç, A.Avdijaj, 34 vjeçe, M.Avdijaj, 6 vjeçe, K.Koçi, 11 vjeç,. E vetmja e mbijetuar është vajza e vogël e familjes, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo është 3-vjeçarja V.Avdijaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku në rrethana të paqarta, makina e familjes nga Kosova u përplas me një kamion.
Njoftimi i mëhershëm:
Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.
Njoftimi paraprak i policisë:
Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.