“E ndërkohë plakesh, i bindur se vite më të mira do të vijnë”

“Ishin gjaku dhe mishi im”/ Djali i madh flet pas aksidentit me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit
Katër persona nga një familje humbën jetën, tre ditë më parë, në një aksident të rëndë në Rrugën e Kombit. Aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip “Citroen” me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.
Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeçe. 11-vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i Blerim Avdiajt. E vetmja e mbijetuar është vajza 3-vjeçare, Violeta.
Shoku është mjaft i thellë në Schaffhausen të Zvicrës, ku jetonte familja. “Ndjehem si në një film të keq horror!” ka thënë Mirsad Avdija 26 vjeç për gazetën “Blick”.
Ai është djali i madh i Blerim Avdijajt 51-vjeçar, që humbi jetën në aksident. Në aksident humbi edhe bashkëshortja e dytë e Blerimit, Anjeza 34 vjeçe, si dhe vajza e tyre Medina 6 vjeçe dhe Klejidi 11-vjeçar, djali i Anjezës nga martesa e parë.
“Të gjithë i doja shumë, Klejdi ishte si gjaku dhe mishi im”, thotë Mirsadi. Të dielën e kaluar a e kishte dërguar familjen për në aeroport.
“Babai im donte që të vegjlit, që ende po jetonin në Shqipëri, t’i merrte në Zvicër. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte sërish”, tregon 26-vjeçari. “Ishte shoku im më i mirë. Ende nuk po mund të mendoj qartë”.
Mendohet se familja që ishte në Citroën donte të parakalonte tjetër, por është përplasur në mënyrë fronte me një kamion. Katër nga pesë persona sa ishin në Citroën vdiqën menjëherë.
Violeta e vogël ende po lufton në spitalin e Traumës në Tiranë. “Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka folur disa fjalë. Mjekët janë optimistë se ajo do të shërohet”, thotë Mirsadi.
Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet sot në Prishtinë. Shokët e Blerim Avdijajt ende nuk po mund ta kapërdijnë lajmin e rëndë.
MEDIAT ZVICERANE PUBLIKOJNË FOTOT

Siç u mësua më pas, familja jetonte në Zvicër prej disa vitesh. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e sotme në Prishtinë. Kujtojmë se e vetmja e mbijetuar e aksidentit të rëndë ishtë një vajzaë 3-vjeçare e cila ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe mediat zviceriane,të cilat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.
