Flamuri i Skënderbeut, kuqezi apo verdhekuq? A e ka pasur Yllin e Davidit?
Lakuriqët e natës “pushtojnë” laboratorin kinez në Wuhan (VIDEO)
Instituti i Virologjisë në Wuhan thuhet se kishte lakuriq nate brenda, sipas një video të përpiluar nga një ekip studiuesish, e cila hedh poshtë pretendimet e ekspertëve të OBSH-së në lidhje me origjinën e COVID-19 që flisnin për komplotet në lidhje me ekzistencën e kafshëve në laborator.
Videoja në fjalë, u publikua nga Sky News Australia dhe tregon lakuriqët e natës në kafaze në një laborator kinez, pa qenë e qartë se ku u mor materiali. Sipas mediave të huaja pamjet i zbuloi një grup që e quajnë veten “studiues të nëndheshëm”, që synonin të zbulonin origjinën e Covid-19.
Raportohet se videoja është marrë nga Akademia Kineze e Shkencave dhe se është krijuar me rastin e hapjes së laboratorit të Nivelit 4 të Wuhan në maj 2017.
Nëse pamjet janë të vërteta, atëherë përgënjeshtrohen fjalët e Peter Dazak, zoolog dhe anëtar i ekipit të OBSH-së që heton origjinën e pandemisë, i cili ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se “lakuriqët e natës nuk u dërguan në laboratorin e Wuhan”, duke e përshkruar madje këtë gjë si “teori Konspirative”.
Në minutën 7.33-7.55 shfaqen lakuriqët e natës brenda laboratorit.