Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Si e vrau kosovari të dashurin e ish-gruas në sy të fëmijëve
Mediat belge kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja ku shqiptari nga Kosova vrau të dashurin e ish-gruas para syve të fëmijëve.
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme pranë një shkolle në Waterbaan, Deurne.
Autori i krimit është Betim A. 48-vjeç, i cili u arrestua menjëherë.
Mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”.
“Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar.
SI NDODHI
Shqiptari nga Kosova vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve
52-vjeçari Ismet Osmanay u plagos me thikë të hënën në Waterbaan, Deurne në Belgjikë, pranë një shkolle. Policia njoftoi se më pas viktima vdiq në vendngjarje. I dyshuari Betim A. 48-vjeçar u arrestua menjëherë.
Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar, raporton GVA.be.
“Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte kokë tullac”.
Siç raportojnë mediat atje, Ismet Osmanay është i dashuri i ish-gruas së Betim A.
Rasti ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas. Ata fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes.