Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Edhe këngëtarja e njohur fiksohet me këngën ‘Loti’
Pas suksesit të albumit EP “Çelu”, Elvana Gjata prezantoi këngën single “Loti”, që gjithashtu po korr goxha sukses referuar komenteve dhe klikimeve. E radhës që i shtohet listës së njerëzve që janë fiksuar me “Loti” është këngëtarja e njohur rumune me famë ndërkombëtare, Inna.

Siç mund ta shihni, ajo ka shpërndarë një pjesë nga videoklipi i këngës, të cilën e quan “gold” një mënyrë për të thënë se kënga është shumë e mirë.


“Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë. Të dua.” – shkruan Elvana në Instagram.
Nuk është çudi që “Loti” ra në veshin e Inna-s. Përpos faktit që ajo e ndjek Elvanën në Instagram, kënga duket se është e suksesshme në disa shtete të huaja, siç vihet re edhe në shumë komente në YouTube.


Videoklipi i këngës, i realizuar në bashkëpunim me dyshen Flicka Elisa dhe Vasjen Katro, u xhirua në natyrën e Divjakës.