
Kryediplomati turk Çavuşoğlu takon homologen nga Kosova, Donika Gërvalla
“Ne duam të ringjallim procesin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe të avancojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat”, tha Çavuşoğlu.
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në Antalya ka takuar homologen nga Kosova, Donika Gërvalla, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne duam të ringjallim procesin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe të avancojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat”, shkroi Çavuşoğlu në twitter në lidhje me takimin që u zhvillua në Forumin e Diplomacisë në Antalya (ADF), në të cilin AA është “Partner Global i Komunikimit”.