Kurti në Samitin e Vjenës ku po merr pjesë edhe Bërnabiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Vjenë të Austrisë, nën organizimin e kancelarit, Sebastian Kurz. Në këtë Samit marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku sipas agjendës, do të diskutohet në lidhje me procesin integrues të gjashtë shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian.
Në këtë Samit do të marr pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryetari i Keshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.
Sebastian Kurz, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se BE-ja nuk mund të jetë e kompletuar përderisa edhe Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.
Në këtë Samit do të marr pjesë edhe Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.