SHBA në “krizë”, besimi i qytetarëve tek institucionet amerikane në nivelet më të ulëta!
Shënohen 9 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.