Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Kthehen rastet me vdekje nga COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur nga infeksioni me COVID-19. Ndërkohë që janë regjistruar 16 raste të reja pozitive gjatë 24 orët e fundit.
Po gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 persona, përderisa janë kryer 1,938 testime.
Sipas Ministrisë, numri i vdekjeve që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 2,251, numri i rasteve pozitive në total ka shkuar në 107,645 ndërkaq numri i të shëruarve ka shkuar në 105,218.
Sa i përket rasteve të reja, ato janë: 8 në Gjilan, 4 në Gjakovë, 2 në Mitrovicë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Fushë-Kosovë. Ndërkaq, i vdekuri është nga komuna e Suharekës.