Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
Tentoi “çmendurinë” për të thyer rekordin botëror, vdes tragjikisht motoristi amerikan
Guximtari Alex Harvill vdiq teksa po ushtrohej për një kërcim me motor, thanë zyrtarët në shtetin e Uashingtonit.
Djaloshi 28 vjeçar po përpiqej të thyente rekordin botëror të kërcimit me motoçikletë, raporton cnn.
“Ngushellimet tona më të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe të dashurit e Alexit”, tha në një deklaratë me shkrim Gjykatësi i Qarkut Grant, Craig Morrison.
Harvill, i cili jetonte në Ephrata, Washington, shpresonte të thyente rekordin e një kërcimi prej 351 metrash.
Ai po përpiqej të thyente rekordin e vendosur nga Robbie Maddison i Australisë më 29 mars të vitit 2008, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.
Harvill tashmë zotëronte një Rekord Botëror Guinness të tij, me një kërcim prej 297 metrash në vitin 2013.