Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë
Një person ka vdekur e janë shënuar 8 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2,112 testime ndërkaq numri i të shëruarve është nëntë. Numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 174.
Ministria po ashtu njofton se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë vaksinuar 965 persona ndërkaq numri i të vaksinuarve me dozën e dytë ka shkuar në 17,811 persona. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Kosovë që kur ka nisur ky proces ka shkuar në 133,868 persona.