Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Edhe një rast/ 64-vjeçari nga Prizreni vdes në motel, ishte me një femër
Një person është gjetur i vdekur dje në mesditë në një motel në Prizren. Lajmin është bërë i ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.
Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në vendngjarje kanë dalë edhe prokurori kujdestar dhe njësitet e hetuesisë, si dhe forenzika. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet tutje në raport.
Sipas burimeve të Indeksonline, 64-vjeçari para se të gjendej i vdekur, ishte me një vajzë në motel.