Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Ka 149 motra dhe vëllezër/ Prindërit kanë një mënyrë si t’i mbajnë mend emrat (Foto)
Një familje me mbi 150 anëtarë është një ndër ngjarjet më të pazakonta që ka ndodhur në Kanada. Një i ri përdorues i rrjetit ssocial Tik-Tok tregon se 150 vëllezër dhe motra.
Mediat britanike shkruajnë se i riu Murray Blackmore ka zbuluar sekretin që përdor familja e tij e madhe për të kujtuar emrat e 150 fëmijëve.
Blackmore është nga familja më e madhe poligame në botë, pasi është rritur si Mormonë në një “komunitet të vogël të strehuar” në Kanada.
Dhe në një video, ai zbuloi metodën e prindërve të tij për të kujtuar të gjithë emrat e fëmijëve të tyre. Murray shpjegoi se prindërit e tij zgjedhin emrat e të gjithëve duke filluar me të njëjtën shkronjë për fëmijët e lindur në të njëjtin vit.
Për shembull, ata që janë të lindur në të njëjtin vit me të – 2001 – të gjithë kanë emra që fillojnë me shkronjën M.
“Emrat tanë të gjithë fillojnë me shkronjën M… Unë jam Murray. Jemi 3 djem, 9 vajza”, tha ai në postim.