
Ndodh edhe kjo: Në këtë vapë disa qytetarëve u lëshohen radiatorët në maksimum
Disa banorë në Zagreb u befasuan sot kur ndien në shtëpitë e tyre se radiatorët e tyre po ngroheshin deri në maksimum, raporton Index.hr.
“Radiatorët janë të nxehtë, ato u nxehën më fort. A është kështu vetëm për ne apo në të gjitha apartamentet? Çfarë po ndodh?”, pyeti një grua nga Zagrebi në rrjetet sociale.
Në mes të valës së nxehtësisë, valvula u prish, gjë që shkaktoi një rrjedhje të përkohshme të energjisë termike për ngrohjen e hapësirës në sistemin e ndërtesës, shpjegoi kompania HEP-Toplinarstvo për RTL.
“Menjëherë pas përcaktimit, defekti u eliminua. Ne ju kërkojmë falje klientëve për situatën dhe vërejmë se tani sistemi i ngrohjes në ndërtesën në fjalë po funksionon si duhet”, tha kompania HEP-Toplinarstvo.