
Një i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19
Një person ka vdekur dhe 20 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë 19 persona janë shëruar, ndërkaq janë kryer 1.891 teste.
Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 107.693 raste me COVID-19, 2.254 persona kanë vdekur, janë shëruar 105.274 dhe janë kryer 661.107 teste.
