
Prokurorja ishte vënë nën presionin publik, fëmija i saj tenton vetëvrasjen
Burime nga QSUT në Tiranë konfirmojnë për Gazeta Shqip se fëmija i mitur i një prej prokuroreve të anatemuar, mbrëmjen e djeshme ka tentuar vetëvrasjen. Bëhet fjalë për fëmijën e një prokurore, e cila ditët e fundit është anatemuar edhe nga disa ambasadorë të akredituar në Tiranë.
Mësohet se aktualisht gjendja shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve të QSUT-së në reanimacion.
Presioni mbi njerëzit e drejtësisë shkakton drama familjare. Komentet që i bëhen asaj nga faktorë të ndryshëm, duket se po sjellin pasoja të mëdha familjare.