
Polici vret një 19-vjeçare, pastaj fillon të qajë me të madhe (VIDEO)
Një video dramatike tregon momentin kur një polic i Michiganit qëllon dhe e vret një vajzë 19-vjeçare në një paradë të Juneteenth – dhe pastaj fillon të qajë.
Autoritetet thanë se vajza, Briana Sykes shkoi me veturë drejt policit, i cili ishte në detyrë gjatë paradës dhe qëlloi atë.
Oficeri pa emër shihet në pamje teksa i bërtet Sykes-it të hedhë armën para se të qëllojë drejt veturës. Policia u përpoq të ringjallte Sykes në vendngjarje, por pa rezultat gjersa polici ra për tokë dhe filloi të qajë.
Sykes u dërgua në një spitalin lokal dhe më pas u shpall e vdekur, thanë autoritetet. Policia e Shtetit të Michiganit po heton të shtënat, por tha se dëshmitarët dhe policët e tjerë në vendngjarje konfirmuan se Sykes qëlloi e para dhe refuzoi të dorëzohet.
Motra e gruas së vdekur tha se ajo nuk e fajëson oficerin – dhe në fakt, ndihet keq për të.