Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Propozimi amerikan për Ujmanin – Si zbatohet Traktati për lumin Kolumbia mes SHBA-së dhe Kanadasë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dorëzuar të mërkurën Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë raportin për Liqenin e Ujmanit me propozimin për menaxhim të përbashkët.
Në raportin 53 faqesh propozohet traktati i nënshkruar në vitin 1964 në mes të SHBA-së dhe Kanadasë për menanaxhimin e lumit Kolumbia.
Ky traktat është një marrëveshje në mes të dy qeverisë me të cilin është kërkuar ndërtimi i digave të mëdha hidroelektrike (tri në Kanada dhe një në SHBA) për prodhimin optimal të energjisë elektrike, që synim kishte po ashtu reduktimin e përmbytjeve shkatërruese, transmeton Klankosova.tv.
Traktati konsiderohet si një model ndërkombëtar i bashkëpunimit për zhvillimin e hidroenergjisë.
SHBA dhe Kanada kishin hyrë në këtë traktat për lumin Kolumbia për të zhvilluar potencialin hidroelektrik të pellgut të lumit dhe për të siguruar kontrollin e përmbytjeve.
Kanada kishte ndërtuar tre diga dhe në këmbim të kësaj kishte marrë gjysmën e gjenerimit të energjisë elektrike dhe pagesa për përfitimet e rritura nga kontrolli i përmbytjeve.
SHBA kishte ndërtuar një digë e cila ka rezultuar si një rezervuar ndërkufitar.
Ky traktat nuk mund të përfundojë pa mbushur 60 vjet nga ratifikimi i tij, dmth më 2024. Edhe pas përfundimit të tij thuhet se disa pjesë të traktatit që kanë të bëjnë me kontrollin e përmbytjeve mbesin në fuqi