Dje kishte nisur punën si kamarier, 20-vjeçari u vra mbrëmë në Velipojë
Vetëm disa orë para se të humbte jetën, kishte nisur punë si kamerier në hotel ‘Gocaj’.
Bëhet fjalë për 20-vjeçari i cili u vra nga plumbat në masakrën e ndodhur në Velipojë në mesnatë.
Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipojë.
Për fatin e tij tragjik, i riu kishte nisur dje punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të.
Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.
ÇFARË SHKRUAJNË MEDIAT MË 20-VJEÇARIN E VRARË?
Musaen Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Edhe ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim!
Nga Bahçallëku i Shkodrës 20 vjeçari me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj. Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve.
20-vjeçari në foto është Musaen Zeneli, një prej viktimave të përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku si pasojë e konfliktit mes dy familjeve, humbën jetën 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë. 20-vjeçari Zeneli e ka pasur ditën e tij të parë të punës dje në lokalin e familjes Gjocaj, ku anëtarët e familjes Ferracaku shkuan për sqarim, dhe më pas u përfshinë në konflikt armësh.
Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.