Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Memli Krasnqi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike është mbledhur pak ditë para mbajtës së Konventës ku do të zgjidhet kryetari i i ri i këtij subjekti.
Ndërkaq, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e PDK-së.
Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se PDK ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës.
“Më 3 korrik, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e PDK-së. Duke qenë krenar me rrugëtimin tonë për Kosovën, dhe duke ndier përgjegjësinë e madhe që kemi për të ardhmen, unë kam vendosur që të kandidoj për të udhëhequr PDK-në. Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë profilin dhe ekipin që na duhet, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një adresë të mirëfilltë politike, për të cilën ata kanë shumë nevojë. Jam më se i vendosur që së bashku ta çlirojmë potencialin e demokracisë, meritokracisë dhe përkushtimit, që PDK-ja të jetë derë e hapur për gjithësecilin që don dhe ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë dhe institucioneve shtetërore”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se përtej një subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës është projekt madhor kombëtar e identitar që i ka dhënë fizionominë lirisë, pavarësisë dhe shtetit sovran.
Emrat më të përfolur që mund ta vazhdojnë drejtimin e PDK-së janë Enver Hoxhaj, që aktualisht është u.d. i kryetarit, deputeti Memli Krasniqi, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Përpos këtyre katër emrave, është përmendur edhe nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Bedri Hamza.
Ushtruesi aktual i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në intervistat e dhëna ditë më parë në mediume nuk e ka pohuar e as mohouar kandidmin e tij.
Ai ka thënë se Konventa e re zgjedhore duhet të reflektojë pritjet e anëtarësisë dhe strukturave të PDK-së.
Në anën tjetër ish-ambasadorja Vlora Çitaku përshëndeti vendimin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.
“PDK ka bërë hapin e duhur sonte duke vendosur për të shkuar në zgjedhje për lidershipin e partisë. Lajm jashtëzakonisht i mirë”, shkroi Çitaku, duke mos përmendur fare nëse do t’i hyjë kësaj gare.
E dy emrat e tjerë që janë përmendur Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili nuk është që janë deklaruar rreth kësaj çështje.
PDK ka njoftuar se kandidatët që synojnë të kandidojnë për kryetar duhet që të shpall kandidaturën e tyre më së largu me 1 korriku dhe duhet të ketë 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsej konventa.
Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së do të mbahet më 3 korrik.