Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Kosova nis javën mbështetëse për LGBTQI
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Java e Krenarisë, është mundësi për të vlerësuar dhe për të çmuar diversitetin në shoqëri.
“Dashuria është dashuri, dhe këtë gjë nuk do të duhej ta mohonte, ta kundërshtonte, apo ta sfidonte askush. Dashuria është e pastër dhe nuk bëhet në baza selektive, prandaj si të tillë duhet ta respektojmë pa asnjë kusht”, ka thënë Osmani.
Java e Krenarisë në Kosovë, ka nisur të hënën, më 28 qershor, nën organizimin e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me disa organizata të shoqërisë civile, dhe në këtë periudhë, përmes marsheve dhe paradave, mbështetet komuniteti homoseksual, lesbike, biseksual dhe transseksual (LGBTI).

Motoja e këtij viti është “Bashkë dhe Krenarë”.
Sipas Osmanit, shoqëria e Kosovës ka shënuar përparim në këtë drejtim, ndonëse ka ende punë përpara.
“Të përqafosh diversitetin në një shoqëri, duhet të konsiderohet përfundimisht si vlerë e shtuar, sepse kjo gjë sjell edhe diversitet në të menduar, dhe si u tillë kontribuon në gjetje të kreativitetit, mendimit kritik, por edhe në krijimin e një shoqërie më të drejtë, e të barabartë”, ka deklaruar Osmani.
Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka thënë se Qeveria e Kosovës, është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta, për trajtim të barabartë për të gjithë pa dallim, në mënyrë që të luftohet dhe të parandalohet diskriminimi, që ka të bëjë në aspektin e orientimit seksual.

Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen.
Në Kushtetutën e Kosovës thuhet ‘se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin’.
Ndërkaq, Kodi Civil thotë se ‘martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua’.