Shefi i CIA-s paralajmëron SHBA: Ukraina do të humbasë në fund të vitit 2024
Shënohen 6 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Nga 1.933 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.325. Në total numri i rasteve aktive është 166.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.975 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 170.098 doza të vaksinës. Deri më sot 37.057 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.