Miratimi i ndihmës nga SHBA ‘trimëron’ Kievin, ministri ukrainas thirrje për luftë: Epoka e paqes
Arta Rama ka gabuar, nuk ka kursime 6 milionë, por 6 mijë euro
Agjencia kundër Korrupsionit, ka dalë me një sqarim rreth publikimit të regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.
Lidhur me të dhënat e pasurisë të ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, AKK thotë se nuk ka bërë kurrfarë lëshimi sa i përket publikimit të të dhënave të deklaruara nga subjekti në fjalë.
Rama-Hajrizi kishte thënë se shuma e saktë e parave të gatshme është pra 6 mijë, e jo 6 milionë.
Po ashtu për rastin e deklarimit të pasurisë për deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk ekziston asnjë lëshim apo gabim nga ana e Agjencisë sa i përket ngatërrimit të të dhënave të deklaruara të zyrtarit në fjalë me ndonjë zyrtarë tjetër.