Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Kjo gjetje po i bën shkencëtarët të besojnë se ‘në Mars ka jetë’
Një instrument i NASA-s, i quajtur Tunable Laser Spectrometer (TLS), ka zbuluar metan në Mars, por gjurmët e gjetura nuk janë shumë të qëndrueshme. Metani është një gaz me erë, prodhuar nga mikrobet në Tokë dhe shkencëtarët janë intriguar nga proceset gjeologjike që kanë çuar në gjetjen e tij në Mars.

Pas kësaj, filloi një hetim nga agjencitë ndërkombëtare të hapësirës për të parë pse gazi po zhduket dhe ku po shkon. Curiosity (programi i eksplorimit në Mars të NASA-s) ka gjetur në mënyrë të përsëritur gjurmët e gazit që shoqërohet me jetën, por duhet të zbulohet ende për gjurmë të tjera më lart në atmosferë.
Dallimet në leximet midis sensorëve i kanë frymëzuar shkencëtarët të konsiderojnë se si metani po zhduket. Chris Webster, i cili drejton instrumentin TLS për NASA, vuri në dukje se ekipi shqyrtoi çdo mundësi dhe përfundimisht u zbulua se për shkak se TLS vepron kryesisht gjatë natës, gazrat qëndrojnë në sipërfaqe të qetë. Ndërkohë, gjatë ditës, rrezet e diellit bëjnë që gazet “intriguese” të shpërndahen në atmosferë.

Në një njoftim për shtyp, NASA vuri në dukje:
“Nxehtësia nga Dielli çan atmosferën, ndërsa ajri i ngrohtë ngrihet dhe fundoset ajri i ftohtë. Kështu, metani që kufizohet afër sipërfaqes gjatë natës përzihet në atmosferën më të gjerë gjatë ditës, e cila e hollon atë në nivele të pakapshme.”
Studiuesit publikuan gjetjet e tyre mbi fenomenin e habitshëm të gazit dhe arritën në përfundimin se ky ndryshim i atmosferës po ndodh në të gjithë planetin e kuq. Chris Webster shpjegoi se ekipi tani dëshiron të hetojë se si metani po zhduket kaq shpejt.
Ndërsa studimi shpjegon mospërputhjet në “luahtjet” e metanit, ai ende lë misterin se nga vjen gazi. Kjo pa dyshim do të hulumtohet më tej për shkak të lidhjes së saj me jetën në planet.

Burimi: Unilad