Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
Kurti parasheh rritje ekonomike për këtë vit deri në 7.9%
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se qeveria do të miratojë një pako të re për ta ndihmuar ekonominë e vendin pas sfidës së përballjes me pandeminë e COVID-19.
Në konferencë për media ai ka njoftuar se parashikimet janë që për vitin 2021 të ketë rritje ekonomike afër tetë përqind, njofton Klankosova.tv.
“Aktiviteti ekonomik është rritur për 15 përqind. Projeksionet janë që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 7.9 përqind, që është dukshëm më e lartë nga 5.2 përqind që parashihej në fillim të vitit”, është shprehur Kurti.
“Kemi arritur që të kemi kursim të mjeteve duke anuluar kontrata të panevojshme dhe të dëmshme që arrijnë vlerë 100 milionë”.
VITIA: DERI NË FUND TË VITIT 60% E POPULLËSISË DO TË VAKSINOHEN
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me dozat e siguruar të vaksinave kundër COVID-19, do të arrijnë të imunizojnë mbi 60% të popullatës në Kosovë. Derisa ka raportuar për 100 ditë qeverisje, Vitia ka folur edhe për furnizimin me barna esenciale, për çka ka thënë se deri në fund të vitit niveli i furnizimit me këto barna do të jetë mbi 90%.
Vitia ka thënë se prej marrjes së mandatit, prioritet kryesor e kanë pasur sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.
“Qeverisjen e kemi filluar pa asnjë vaksinë në stoqet tona, më 28 mars kanë arritur dozat e parë të vaksinave të siguruara përmes mekanizmit Covax nga UNICEF-i, janë bërë ndryshime të nevojshme ligjore që I kanë hapur rrugë kontraktimit dhe sigurimit të vaksinave kundër Covid-19, dhe me datën 28 maj Kosova ka siguruar 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina nga marrëveshja me Pfizer për vitin 2021 dhe ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për republikën e Kosovës përballë COVID-19. Për informacion, deri më sot në Republikën e Kosovës kanë arritur 392 mijë e 980 doza dhe deri në fund të vitit janë siguruar mbi 2 milion doza që na mundëson të arrijmë objektivin tonë për imunizimin e 60 përqind të popullatës, bile edhe më shumë”, ka thënë Vitia.
Ai ka përmendur miratimin e planit nga ana e qeverisë, për vaksinimit masiv të popullatës, ku ka theksuar se në bashkëpunim me komunat kanë krijuar 278 ekipe të vaksinimit.
“Për shkak të përgjysmimit të buxhetit për barna nga lista e barnave esenciale dhe rrezikimit serioz të furnizimeve nga kjo liste, ministria e shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave kemi bërë ndarjen e mjeteve buxhetore për sigurimin e barnave në vlerë prej 6.8 milionë eurove. Duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese dhje sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të vitit pritet që niveli i furnizimit me këto barna të jetë në shkallën mbi 90 përqind”, ka thënë ai.