Gjurmët magnetike të gishtërinjve të vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit u zbuluan në
PDK është dakord: Memli Krasniqi do të zgjidhet kryetar
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën, më 3 korrik, konventën zgjedhore në të cilën do të zgjedh kryetarin dhe kryesinë e partisë. Mandati i lidershipit të ri do të jetë 2-vjeçar.
Sipas burimeve të RepublikPost, në PDK ka një pajtueshmëri që Memli Krasniqi të jetë kryetar i partisë. Për Krasniqin, thuhet se detyrat që e presin janë përgatitja për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti si dhe udhëheqja e partisë deri në aktgjykimin ndaj Kadri Veselit, në Gjykatën Speciale me seli në Hagës.
Ushtruesi i deritashëm i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj do të jetë nënkryetar i partisë dhe mund të ngarkohet edhe me çështje organizative të partisë, thonë të njëjtat burime.
Në Konventën zgjedhore, pritet që të ketë edhe të paktën një kandidaturë, në mënyrë që të lihet sado pak një përshtypje për zgjedhje demokratike mbi vlerat konkurruese.
“Unë i kam hy garës sepse pres që të ketë garë. Unë nuk e kam koordinuar këtë kandidaturë me askënd sepse nuk ka në PDK njerëz që vendosin çka do të ndodhë”, thotë Memli Krasniqi.
Ai e ka mohuar se ka siguruar pëlqimin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit për pozitën e kryetarit të PDK-së.
“Jo, absolutisht. Është ditur që duhet të ndodhte konventa, megjithatë beteja e tyre sot është tjetër. Beteja e tyre është betejë e historisë së Kosovës dhe jo personale”, ka thënë Krasniqi.
Ai thotë se pret që të shtunën të paraqitet para PDK-së dhe të prezantojë platformën e tij.
“Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit”, ka deklaruar Krasniqi.
Zgjedhjet në PDK pasojnë ngritjen e aktakuzës ndaj liderit të saj Kadri Veseli nga Gjykata për krime lufte e njohur si Gjykata Speciale. Po ashtu, këto zgjedhje janë pare të domosdoshme edhe pas rezultatit në zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat PDK pësoi rënie, sikurse edhe LDK-ja dhe Nisma, ndërkohë që Vetëvendosje shënoi një ngritje bindëse.