
2 Korriku i vuri themelet e shtetit të Kosovës
Më anë të një sencë solemne, Kuvendi i Kosovës ka shënuar 31 vjetorin e miratimit të Deklaratës kushtetuese të vitit 1990. Krerët e institucioneve kujtuan këtë ditë, duke e cilësuar atë si fillim të vendosjes themeleve të shtetit të pavarur të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.
Në sallën e kuvendit të sotëm të Kosovës, ishin të pranishëm edhe një numëri i konsiderueshëm i deputetëve të 1990.

Ish kryetari i kuvendit të 1990, Iljaz Ramajli tha se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavi, kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut kishin të drejtë me nxjerrjen e Deklaratës Kushtetuese për Kosovën Republikë.
“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të quar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen. Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike, LDK, artikulonin këto kërkesa gjithë popullore”, tha Ramajli.
Kurse e para e shteti, Vjosa Osmani ka thënë se kuvendi i 1990 i hapi rrugën “formimit të shtetit të Kosovës.
Me shpalljen e deklaratës ata i hapën udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës. Sot Kosova është vend i lirë dhe sovran dhe i tillë do të qëndrojë gjithmonë”, theksoi Osmani.
E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kujtuar veprën e Gazmend Zajmit.
“2 korriku është momenti kyç i shprehje së vullnetit të popullit shqiptar të Kosovës. Sa herë flasim për deklaratën e 2 korrik duhet ta përmendim profesorin Gazmend Zajmin ai ishte përpiluesi i deklaratës së 2 korrikut, ku thoshte se është Akti i vetëvendosjes sonë politike”, tha Konjufca.
Pas deklarimeve në seancën plenare, kuvendi i Kosovës lëshoi një dokumentar për jetën dhe veprimtarin e Gazmend Zajmit.