
Samiti i Prespës: Kurti e Rama nuk janë dakord rreth mini-Schengenit ballkanik
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së që të mos hap negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që është mesazh dekurajues për rajonin dhe agjendën e rajonit.
“Si vend që i është premtuar liberalizimi i vizave e kuptoj zhgënjimin tuaj por duhet të kemi kujdes. BE është e ngadaltë i mungon uniteti por është shpresa jonë më e mirë por edhe alternativa më e mirë që e kemi jo pse nuk kemi zgjidhje tjetër por se i takojmë këtij rajoni” ka thënë Kurti në Forumin e Prespës.
Kurti më tutje ka thënë se ‘Në vend që të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga ana e BE-së duhet ta pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe çfarë duam të arrijmë sepse në fund të fundit vet ne jemi larg nga të qenurit të përkryer. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron të BE por edhe ne duhet të kryhjemë punëte shtëpisë” është shprehur ai.
Ndërsa sa i përket Minishëngenit Kurti ka dhënë arsyet se përse Kosova është kundër kësaj iniciative.
“Ajo është një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin dhe si të tillë Republikën e Kosovës e refuzon ashpër dhe iu inkurajoj të gjithëve të kthehemi në agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike. Pakënaqësia me BE nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë” ka theksuar Kurti.
Por në këtë forum kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka insistuar se Shqipëria është pro formimit të Minishengenit Ballkanik.
“Pse ta presim BE-në që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve me letërnjoftim dhe të kemi xhiro qarkullim të njerëzve kapitalit dhe mallrave. Të kemi sistemin, një sportel në kufij dhe t’i shndërrojmë kufijtë të hapura dhe të lira për njerëzit tanë. Nënkuptohet se këtë mund ta bëjmë edhe vet. Duhet të vazhdojmë të lëvizin në këtë drejtim, kjo bëhet edhe me reforma dhe përmirësimin e standardeve[…]Nuk ka mbivendosje midis anëtarësimit në BE dhe krijimit të tregut të përbashkët të zonës shengen. Kështu e emërtuam për të sqaruar pse bëhet fjalë, bëhet fjalë për katër liritë e BE-së që plotësisht duhet të zbatohen, liria, kapitali dhe qytetarëve. Kjo nuk është alternativë e BE-së, por tentativë për t’i dhënë më shumë njerëzve tanë duke përdorur potencialet e të gjithëve në rajon” ka thënë Rama.
Në fjalimin e saj kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia është për integrim evropian, e jo atë euroatlantik.
“E kaluara të mbetet në të kaluarën dhe të kthehemi nga ardhmëria. Sa i përket sienergjisë mes BE-së dhe SHBA-së, Serbia është në një pozitë specifike sa i përket kësaj. Serbia është vend i cili angazhohet për integrim evropian jo për integrim euroatlantik për këtë dallohemi nga vendet e treta. Dëshirojmë të bashkohemi në BE por jo edhe në NATO” ka thënë ajo në këtë forum.