Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Risitë e Windows 11/ Ekrani i kaltër bëhet i zi …
Ekrani ‘famëkeq’ blu, kur shfaqet pasi keni problem me kompjuterin tuaj, dhe ju njofton se ju duhet ta ri-startoni atë, tash ka ngjyrë të re.
Në Windows 11, ka shumë ndryshime të mëdha – dhe disa të vogla.

Njëri prej tyre është një ngjyrë e re, kur ju keni problem me pajisjen tuaj dhe ajo duhet të ri-startohet. Më herët kur ky mesazh shfaqej në ekran, prapavija e tij kishte ngjyrë blu, dhe tashmë ai vjen me ngjyrë të zezë. ‘Buzëqeshja e trishtuar’ ka qëndruar e njëjtë.

Është akoma e hapur nëse ekrani blu do të bëhet në të vërtetë një ekran i zi, sepse kjo akoma nuk është vendosur përfundimisht.
Është e mundur që kjo të jetë rishfaqur vetëm për versionin para-lëshimit të Windows 11.
Microsoft bëri diçka të ngjashme atëherë për fillimin e Windows 10. Në versionet para lëshimit, ekrani blu ishte i gjelbër.
RISITË
Një nga informacionet më interesante, në lidhje me promovimin e Windows 11 të ri, është se sistemi i ri operativ Microsoft u sjell përdoruesve mbështetje për aplikacionet Android.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aplikacionet do të jenë në gjendje të ekzekutohen fillimisht në Windows 11 dhe do të shkarkohen nga Amazon Appstore përmes Dyqanit të ri Windows, i cili do të integrohet në sistemin operativ.
Aplikacionet do të renditen në “Dyqanin” e ri Windows, shkruan The Verge.
Microsoft gjithashtu ka partneritet me Intel, kështu që do të përdorë teknologjinë Intel Bridge për të mundësuar këtë veçori.
Nuk dihet saktësisht se sa pajisje ekzistuese do të mbështesin aplikacionet Android me Windows 11, pasi që pajisja e përputhshme do të duhet të mbështesë teknologjinë Intel Bridge.
Siç thuhet më tej, Microsoft ka studiuar idenë e fillimit të aplikacioneve Android në Windows për vite me radhë, dhe ky implementim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në biznesin e kompanisë.
Microsoft ka pranuar Android si një version mobil të Windows për disa kohë, dhe tani të gjitha aplikacionet mobile më në fund do të jenë në gjendje të ekzekutohen edhe në platformën Windows 11.