“Ndërkombëtarët, zot shtëpie në Kosovë”, Rama: Nëse i kthejnë shpinën, vendin e presin ditë të

Ngacmoi një grua, arrestohet një zyrtar policor i Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “ngacmim”.
Sipas njoftimit, IPK kishte pranuar informacione sot nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprime të kundërligjshme.
Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar edhe ankuesen (femër – shtetase e Republikës së Shqipërisë).
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në fund të njoftimit.