
Delegacionet nga Prishtina e Beogradi takohen të mërkurën në Bruksel
Një raund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet të mërkurën e 7 korrikut në Bruksel.
Bisedimet priten të jenë në nivelin e negociatorëve kryesorë, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Delegacioni i Prishtinës do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ndërsa Beogradin do ta përfaqësojë Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.